Egla Harxhi për projektin e De Basserville

A është De Basserville një aventurier në kërkim të vëmendjes me ide utopike?

Mentor Nazarko: Qartë. Një pyetje kam. Ka mbrapa shfaqjes tënde në mediat shqiptare së bashku me Basseville-in, ka një kombinacion? Ka një projekt? I cili fillon si shfaqje që krijon vëmendje për shkak të jetës tënde që bëhet publike; dyshe-treshe? Ka diçka mbrapa? Një strategji për të tërhequr vëmendje për shkak të kësaj lirie për të shkuar diku tjetër?

Egla Harxhi: Në fakt, duhet të them fillimisht që një nga ndihmat më të mëdha që unë kam pasur për të hyrë në botën e showbiz-it , e sidomos në Paris, që të kem mundësi të kem kontakt pikërisht me këta njerëz që të mundësojnë ty për të krijuar këtë karrierë, ka qenë falë Alexandrit.

Mentor Nazarko : Këtë e ke shpjeguar, por dua të kuptoj…

Egla Harxhi: Dhe mënyra se si, pasi ai ka manaxhuar yje të kinemasë në Los Angeles, pra në shtëpitë e produksionit më të mëdha…Këtë biznes e di shumë mirë! Dhe në fillim kur më ka pyetur çfarë ti do të bësh dhe çfarë ti do të thuash… Sepse është dikush që vjen nga revolucioni ‘’punk’’, sepse këta kanë qenë njerëz që kishin diçka për të thënë e jo këta që ne njohim sot, sepse nxorën hiret apo nuk e di se çfarë… Por sepse kishin diçka konkretisht për të thënë, politikisht dhe artistikisht. Dhe pyetja që mua m’u bë që në fillim, ishte : Ok, cilën rrugë ti do? Do këtë rrugë që është e vështirë? Pra, lufta e përditshme politike-artistike apo do një jetë komerciale? Pra të ngremë një figurë që mund të jetë plastike. Unë këtë të parën e kisha refuzuar që në fillim. Që 14-15 vjeçe​.

Mentor Nazarko: Kjo ishte e dyta.

Egla Harxhi: Më fal, të dytën. E kisha refuzuar që në fillim dhe pikërisht gjithë rrugëtimi i jetës time, ishte pikërisht për të më çuar në këtë rrugë që unë zgjodha: Të parën.

Mentor Nazarko:  Tani që ti u rishfaqe, ka mbrapa idesë tuaj diçka…se tani Ale për herë të parë, se ndoshta s’ka folur…flet për një revolucion për ta ndërruar Shqipërinë në planin ekonomik, e për ta ndryshuar gati sistemin ekonomik, politik. Janë shumë sugjestive ato, mirëpo ngjajnë tipike të një aventurieri që e zbulon Shqipërinë për herë të parë, ose nëpërmjet Shqipërisë kërkon të impresionojë botën, sot në kohën kur​ çdo gjë që bën një vend i vogël bëhet publike ne tërë Evropën. Ka mbrapa një sfidë tipike prej aventurieri? Mund të jetë tërheqëse për ju, por sot Shqipëria është në shek e XXI dhe ndoshta nuk impresionohet nga gjëra të tilla. A ka diçka serioze?

Egla Harxhi: Sigurisht që është serioze, sepse dikush që del dhe flet publikisht, merr përsipër imazhin dhe çdo gjë që ka nga mbrapa. Dhe fakti që Alexandri vjen…

Mentor Nazarko : Tipike aventuriere, pasi aventurierët i bëjnë aventurat në dritën e diellit.

Egla Harxhi : Sigurisht, por çështja është se nuk bëhet fjalë për dikë që del e flet thjesht për të tërhequr vëmendjen. Por është dikush që ka mbi shpatulla një histori shumë të gjatë familjare dhe nuk mund ta vendosë atë në rrezik.

Mentor Nazarko: Ka, por ka dhe njolla.

Egla Harxhi: Mund të them që gjithcka thuhet apo shkruhet ai e thotë edhe vetë. Nuk fshihet! Është dikush që ka kaluar çdo gjë në jetë. Çdo gjë!

Mentor Nazarko: Por mbase se ka kaluar çdo gjë thotë : Hajde, lë t’i habis pak këta shqiptarët…

Egla Harxhi : Nuk është për t’i habitur se nuk i intereson ajo. Është shumë më lart dhe shumë më shpirtërore sesa kjo.

Mentor Nazarko : Atëherë, çfarë do të bëjë ai, që ta mbyllim me diçka. Çfarë do të bëjë ai në Shqipëri? Do të kalojë më shumë kohë dhe të fillojë lëvizje sociale, të gjejë ca të rinj e të reja që t’i rrinë mbrapa-para?

Egla Harxhi: Një ndryshim radikal dhe mendoj që ai propozimet i ka shumë të qarta dhe konkrete.

Mentor Nazarko: Ti do bëhesh pjesë? Vartëse?

Egla Harxhi: Une jam partnere e tij në shumë projekte. Dhe nuk janë vetëm projekte për Shqipërinë, janë edhe projekte në Francë, projekte në Los Angeles. Pra, janë shumë projekte që i kemi nisur bashkë dhe nuk jemi vetëm. Është një ekip që ne punojmë bashkë.

Mentor Nazarko : Domethënë, të presim surpriza lidhur me këtë drejtim? Alle shfaqet me një projekt lidhur më Shqipërinë, apo jo?

Egla Harxhi: Po. Me një projekt shumë konkret dhe shumë të thjeshtë, që çdo shqiptar, në çdo nivel, është shumë i qartë për ta kuptuar. Sepse propozimet janë praktike.

Mentor Nazarko: Po si mund t’i bëjë ai këto, sepse  klasa politike, këto garat elektorale, këto zgjedhjet të pengojnë..

Egla Harxhi: Po, po për 25 vjet çfarë është bërë?

Mentor Nazarko: Këtë e kuptojmë, por si? Sepse ai është një i huaj që vjen dhe thotë; duhet të bëni këtë, duhet të bëni atë. Këtu jemi në nivelin e këshillave dhe dëshirave.

Egla Harxhi: Ai po thotë këtë gjë: Unë kam këto resurse, këto mundësira, po i vë në tavolinë.

Mentor Nazarko: Cilat janë resurset e tij? Këto miqësitë? Lidhjet me kompanitë e mëdha, me bankat?

Egla Harxhi: Këto nuk janë miqësi në nivelin miqësor. Janë të lidhura, sepse është shumë e rëndësishme të themi që bën pjesë në një sistem bankar shumë të rëndësishëm në Evropë. Dhe këto gjëra janë shumë të lidhura. Nuk bëhet fjalë për një miqësi-mik apo pimë një kafe etj., etj.

Mentor Nazarko: Qartë, domenthënë ti thua që atij nuk do i bjerë interesi për Shqipërinë.

Egla Harxhi: Jo, nuk do i bjerë. Nuk i bie interesi për Shqipërinë, sepse ai kur angazhohet mbi diçka dhe kur do të bëjë diçka, unë kam parë që e arrin. Sepse vetë puna që ka bërë lidhur me mua ose me shumë njerëz që sot na rrethojnë e që punojmë në të njëjtin drejtim: Do bëhet kjo? Do bëhet tani.

Ilnisa Agolli: Dhe ti thua që Shqipërisë i duhet Alle!

Egla Harxhi: Unë mendoj që po. Besoj që është pikërisht ajo çfarë ka nevojë.

Mentor Nazarko : Alle edhe unë besojmë, por…

Egla Harxhi: Dhe shumë njerëz që besojnë në të njëjtën gjë. Në një ndryshim radikal, sepse ajo çka unë dua që këtu t’i mëshoj fort, është fakti se ky popull është i lashtë. Kemi tradita shumë të forta. Dhe jemi pjesë e Evropës. Dhe duhet të ndalojë së ndjeri inferior, të vegjël, të pamundur për të bërë asnjë gjë.

Ilnisa Agolli: Kemi nevojë ne për një shpëtimtar? Në mënyrë metaforike.

Egla Harxhi: Shpëtimtarët janë vetë njerëzit, sepse janë ata që duhet ta marrin këtë vendim. Dhe deri më sot njerëzit nuk i ka pyetur njeri. Nuk janë pyetur njerëzit sot se çfarë duan. Dhe sot njerëzit vuajnë për nevoja bazike. Është turp që në një vend njërëzit të vdesin për bukë.  Është turp për një vend. Është turp për një shtet. Dhe për këdo qeveri që kalon, ikën, e vjen. Dhe mbi të gjitha është turp fakti, se mbi të gjitha, ne harrojmë historinë tonë. Harrojmë nga kemi ardhur. Harrojmë që jemi sot këtu, sepse paradhësit tanë kanë luftuar dhe kanë dhënë jetën për këtë pavarësi dhe për këtë liri që ne sot e marrim kaq të mirëqenë. Kanë dhënë jetën e tyre dhe ne këtë e kemi harruar dhe jemi strukur si popull, ne ca idera inferioriteti, në ca idera që ne jemi të pavlerë, që ne nuk kemi mundësi të bëjmë asnjë gjë, që ne nuk kemi mundësi të ndryshojmë asnjë gjë.

Konica.al

Comments

comments

Utopian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *