The perfect sense

tekst: Dorela Lazaj

Me siguri në jetë ka shume lloje vetmish.

Njëra më goditi derisa po shkoja të lidhja Internetin.

Në darke rreth tetës kur dola jashtë, mbante një erë kaq  pranverore. Sikur të gjitha lulet e lagjes, të ishin pajisur me një nga ato  aparatet aromatiket që mbajmë ne shtëpi për erë të mirë, dhe lëshojnë të njëjtën përqindje arome në menyrë periodike.

Era e tyre  dytësore , jo protagoniste,

Ama konstate…totalisht joshëse.

E u ndjeva vetëm, se fuqia e natyrës mu duk e papërballueshme.

Vetëm se, lulet e kanë te tyren, mekanizmin e eres, të cilin në mënyrë të shëmtuar e kemi zbutur, kopjuar, e mbajtur në shtëpi, neper gjithefarelloj shishke plastike.

Nejse,  ky nuk është qëllimi kryesor i këtij shkrimi.

Para ca ditësh këputa një trëndafil të verdhë në një ish zonë industriale, dhe pak metra me tutje një hendek  një kotele e porsalindur qante se e kishin braktisur.
***

Kësaj radhe,  në ujë më ndodhi gjëja më e bukur.

Nëse i mbyll sytë, e i kushton pak vëmendje, e dëgjon.

Yes, një barishte në mes të nje tufe barishtesh, që tundet në unison në fundin e detit blu të errët. Rrezet e dritës që depërtojnë në grup në tokë.

Barishte ane e kund, në një hapësirë ta paanë,

E pastaj gjallesa të vogla në grupe, e pastaj më të mëdha që ndjekin më të voglat në ritëm të akorduar përsosmërisht,

E pastaj rregulla  të një rendi të paracaktuar.

E pastaj vallëzime.

Qindra mijëra ngjyra që lëkunden.

Boom boom, boom boom,

Cdo gjë  fillon pulson,

Boom boom, cdo gjallesë në ritmin e vetë,

boom, boom boom, fuqia i shtyn leshteriket  me të  njëjtën force para e pas.

Me të njëjtin interval të pagabueshëm.

Boom,

Boom boom,

Deti  dallgezohet e të con një hap para, një hap pas.

Boom, boom boom,  Marr frymë thellë, dhe e lë të dalë.

Boom,

Dallgët mbivendosen me njëra tjetrën sipas  procedures së paracaktuar.

Boom Boom,

Asnjëra prej tyre nuk e prish arkitekturën e formës së vetë.

As përton kur është koha tja lërë skenën asaj që pason.  A thua se rregullatorin e kanë me vete në cdo  kapërcim.

Boom ,

Një rrymë të tërheq, një të shtyn me tutje.

Boom boom,

Duart happen e mbyllen, në marrveshje më njëra tjetrën.

Boom,zemra rreh brenda meje
Boom boom,deti ne veshet e mi.

Boom boom, cdo organizëm  e ndjek partiturën pa asnjë hezitim.

Boom

Në një moment teksa can sipërfaqen,  del në dritë.

E nis këtë udhëtim në zemër të fundit të detit, e del prej saj në breg si njeri.

I pandarë nga cdo gjë tjetër . Aq e njëjta gjë, sa cdo gjë tjetër.

Trupi im e  bën këtë ekspeditë, me naivitetin  se është hera e parë.

A thua e ka harruar se ka qenë atje që më parë?  Së ështe po aq pluhur, sa mali që do të ngjisë.

Thellë  në fundin i detit, e sinfoninë e të qënit njerëzor. Njeriu  që del nga ujrat e veta.

Prej gjithmonë.

Gjenet kanë një inteligjencë të tyren. E di?

Edhe kujtesën e tyre madje.

E kështu, dola kësaj here nga Joni, sic kam dalë përjetë.

Qëkur dola për herë të parë.

Shumë shumë kohë më parë.

Kësaj here ama, u përlota.

Se nuk pati paralajmërim për cfarë kuptova.

Zoti im,

Nuk paska në  mekanizmin e kësaj bote, asnjë imperfeksion .

Nuk ka në ëndrrën  tënde për botën , asnjë të metë.

Aparatin më të përsosur, që me shëmti  dështojmë ta imitojmë.

As edhe një.

Advertisements

Comments

comments

Utopian